Në Vaalimaa, në kufirin e finlandës me rusinë, rreth 200 mijë km larg nga Helsinki, autobusët, makinat ndalen për kontrollin e pasaportave dhe doganave. Këta nuk janë ukrainas, janë rusë e ndonëse largimi i tyre nuk është në përmasa tragjike, është dukshëm konstant. Disa njerëz janë të paduruar të largohen nga Rusia sepse ka zëra të vazhdueshëm se qeveria e presidentit Vladimir Putin mundet shumë shpejt të shpallë gjendjen e luftës për të shuar demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës.