Dhjetëra super-jahte që i përkasin miliarderëve rusë janë ankoruar të mërkurën në Maldive ose janë parë lundruar në këtë ishull të Oqeanit Indian, i cili nuk ka marrëveshje ekstradimi dhe bashkëpunimi gjyqësor me Shtetet e Bashkuara. Mbërritja e anijeve në këtë arkipelag në brigjet e Sri Lanka pason vendosjen e sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.