Top News- Rumunia i joshte e më pas i helmonte, kurthet e “dashurisë”, si e pësuan manjatët
24/06/2026 23:00

Një eskortë e rreme rumune ka pranuar vrasjen e dy biznesmenëve dhe helmimin e dy të tjerëve me qëllim për t'i vjedhur përmes ofrimit të marrëdhënieve seksuale. Adina Mihai u paraqit si punonjëse seksi për të hyrë në shtëpinë 4 milionë paundëshe në Cotsëolds të një manjati të pasur të pronave, i cili njihej si një nga gjuetarët më të mëdhenj të kafshëve të egra në botë. Malcolm King, 83 vjeç, vdiq pasi iu dha një dozë fatale helmi vetëm pak kohë pasi e ftoi 31-vjeçaren në rezidencën e tij luksoze me gjashtë dhoma gjumi. Nën akuzë, sipas Daily Mail është vendosur dhe i dashuri i saj 30-vjeçari Madalin Dumitru, të cilët pranuan fajësinë para gjykatës. Sipas hetimeve, nga gushti i vitit 2024 deri në korrik 2025, dy të akuzuarit, të cilët më parë jetonin në Ilford të Essexit, kishin në shënjestër burra që kërkonin shërbime seksuale. Fillimisht ata merrnin parapagime nga viktimat dhe më pas Mihai i vizitonte në banesat e tyre. Ajo u jepte fshehurazi substancën GBL, një lëndë me efekt të fortë qetësues dhe narkotik. Hetuesit identifikuan gjithashtu dy burra të tjerë në jug të Anglisë, të cilët ishin droguar dhe grabitur nga të akuzuarit, por kishin arritur të mbijetonin. Për arsye ligjore, identiteti i tyre nuk është bërë publik. Deri tani, autoritetet nuk kanë lidhur me çiftin raste të tjera vdekjesh, helmimesh apo grabitjesh, megjithatë policia nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe viktima të tjera.

Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33