Policia greke publikoi identitetet e dy personave të arrestuar në fund të muajit nëntor të këtij viti në akuzën e pornografisë me të mitur. Njëri prej të arrestuarve është një 20 vjeçar me kombësi rumune, ndërsa tjetri një shqiptar 40 vjeç nga një fshat i Elbasanit. Ndaj tyre u ngritën procedime penale për akte seksuale me një të mitur që nuk ka mbushur moshën 12 vjeç, kryer në bashkëpunim si dhe posedimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike me fëmijë.