Shefi i ushtrisë së Rumanisë, ka paralajmëruar se vendi i tij duhet të përgatitet për Putinin. Sipas gjeneralit Gheorghita Vlad, Rumania duhet që në mënyrë urgjente të miratojë bazën ligjore që do të lejonte vullnetarët civilë që të ndjekin trajnime ushtarake, pasi shteti ka nevojë të përgatitet më mirë në rast se lufta e Rusisë kundër Ukrainës zgjerohet.