Rumania ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Rusisë me punë në Bukuresht, pas gjetjes së copëzave të një droni të ngjashëm me dronët që përdoren nga ushtria ruse në territorin e saj. Ushtarët rumunë gjetën të shtunën copëzat e dronit në një zonë përgjatë kufirit me Ukrainën. Sekretari i Shtetit Lulian Fota u takua me diplomatin rus të shtunën për t’i përçuar “protestën e Rumanisë kundër shkeljes së hapësirës rumune”, deklaroi Ministria e Jashtme e Rumanisë.