Top News – Rumania në alarm nga dronët rusë / NATO ngre avionët luftarakë, sulme në kufi
29/04/2025 12:23

Forcat e NATO-s ngritën në ajër katër avionë luftarakë gjatë natës, pasi Rusia kreu sulme me dronë me rreze të gjatë veprimi pranë kufirit të Ukrainës me Rumaninë. Rumania po heton madje nëse një dron rus hyri në një thellësi deri në 500 metra në hapësirën ajrore të NATO-s "për një periudhë shumë të shkurtër kohore", tha të martën Ministria e Mbrojtjes e Bukureshtit. Qeveria rumune tha se ushtria e saj kishte aktivizuar një alarm ajror në rajonin juglindor të Tulceas, pasi Moska nisi një "seri sulmesh me dronë ndaj objektivave civilë dhe infrastrukturës portuale" në Ukrainën perëndimore. Dy avionë luftarakë rumunë F-16 u ngritën nga një bazë ajrore në jugperëndim të Tulceas, dhe dy avionë italianë Eurofighter Typhoon u ngritën po ashtu nga baza ajrore Mihail Kogălniceanu, tha Bukureshti. Autoritetet rumune thanë se radarët kishin treguar se "trajektorja e njërit prej droneve të përfshirë në sulm mund të ketë kaluar, për një periudhë shumë të shkurtër kohore, hapësirën ajrore kombëtare". Oleh Kiper, kreu i rajonit jugor të Odesës në Ukrainë, paralajmëroi banorët vendas të martën herët se një alarm ajror ishte aktivizuar pasi qyteti portual i Izmailit ishte nën "kërcënimin e sulmeve me dronë". Forca ajrore e Ukrainës tha se dronë kamikazë Shahed të projektuar nga Irani ishin nisur drejt rajonit të Odesës. Tulcea ndodhet direkt përballë kufirit me ukrainën, në anën tjetër të portit ukrainas të Izmailit, të cilin Rusia e ka sulmuar vazhdimisht. Lumi Danub shënon kufirin mes dy vendeve, pak në veri të Tulceas.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07