Në Rumani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e rëndësishme presidenciale, të cilat u anuluan vitin e kaluar, duke e futur shtetin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në krizën më të rëndë politike në dekada. Njëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në zgjedhje dhe pritet që më 18 maj të mbahet raundi i balotazhit.