Pas rritjes së kërcënimeve si pasoja e luftës në Ukrainë, Rumania ka njoftuar se do të blejë një batalion tankesh Abrams nga SHBA. Kjo do ta bëjë Bukureshtin përdoruesin e tretë të këtij lloji tankesh në Evropë, pas Polonisë dhe Ukrainës. Vendimi i Bukureshtit vjen pasi Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar modernizimin urgjent të ushtrisë me pajisje dhe me mjete të blinduara, proces që ka nisur që nga viti i kaluar.