Top News – Rubio paralajmëron Netanyahun: Larg duart nga Bregu Perëndimor, rrezikohet paqja!
23/10/2025 15:10

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi Izraelin kundër aneksimit të Bregut të okupuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës. Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për të çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës. “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim për momentin”, tha Rubio. Lëvizjet për aneksim “janë kërcënuese për marrëveshjen e paqes”, shtoi ai. “Ata janë demokraci, ata do të votojnë dhe njerëzit do të marrin qëndrime. Por, në këtë kohë, është diçka që ne mendojmë se mund të jetë kundërproduktive”, tha Rubio. I pyetur për dhunën në rritje të kolonëve ekstremistë izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Rubio u përgjigj: “Jemi të shqetësuar për gjithçka që mund ta destabilizojë atë për të cilën kemi punuar shumë”. Megjithatë, Rubio shprehu optimizëm të përgjithshëm për ruajtjen e marrëveshjes së paqes. “Çdo ditë do të ketë kërcënime ndaj saj, por, në fakt, mendoj se jemi përpara afatit përsa i takon zbatimit të marrëveshjes, dhe fakti që e kaluam këtë fundjavë është një shenjë e mirë”, tha Rubio. SHBA është mbështetësja kryesore ushtarake dhe diplomatike e Izraelit, dhe Rubio deri kohët e fundit ishte përmbajtur nga kritikat ndaj përpjekjeve për aneksim të mbështetura nga aleatët e ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30