Organizata Reporterët Pa Kufij i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me lirinë e shtypit në Shqipëri. Reagimi ka ardhur pasi Rama citoi raportin e një startup-i me Inteligjencë Artificiale që tregonte se zëri i opozitës dominonte hapësirën mediatike në Shqipëri. Reporterët i thonë Ramës që ta investojë energjinë në adresimin e problemeve të lirisë së medias në Shqipëri, ndërsa shpreh gatishmërinë edhe për dialog. Dubel - “Kryeministër Edi Rama, në vend që të përpiqeni kot të provoni se indeksi i Reporters Ëithout Borders është i gabuar, ne propozojmë që energjia të investohet në adresimin e problemeve kronike të lirisë së medias në Shqipëri. Së bashku me partnerët e saj lokalë, RSF është e gatshme për një dialog mbi propozimet e saj”.