Organizata Reporterët Pa Kufij i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me lirinë e shtypit në Shqipëri. Reagimi ka ardhur pasi Rama citoi raportin e një startup-i me Inteligjencë Artificiale që tregonte se zëri i opozitës dominonte hapësirën mediatike në Shqipëri. Reporterët i thonë Ramës që ta investojë energjinë në adresimin e problemeve të lirisë së medias në Shqipëri, ndërsa shpreh gatishmërinë edhe për dialog.