Përmbytjet në Kentakin lindor kanë shkaktuar të paktën tetë viktima, tha guvernatori Andy Beshear dhe bilanci pritet të rëndohet ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet. Një seri stuhish sollën reshje të mëdha dhe shkaktuan dëme që mund të duhen vite për t'u riparuar, tha Beshear, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë qarqe të enjten në mëngjes.