Pas mbledhjes së Kryesisë, kreu I Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me udhëheqësit e partive politike për të biseduar për aktgjykimin dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj katërshes së UÇK-së. Hamza zhvilloi takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe atë të Aleancës, Ardian Gjini.