Moti i keq që ka pushtuar vendin ka shkaktuar problematika në qarkullim. Zonat malore janë mbuluar nga dëbora, ku disa akse rrugore kanë qenë të pakalueshme gjatë orëve të para të mëngjesit. Borëpastrueset janë vendosur në terren, ku kanë bërë të mundur hapjen e rrugëve nacionale. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në disa me vështirësi për shkak të akullit.