Rruga ballkanike vijon të mbetet linjë e rëndësishme për emigracionin ilegal që shkon drejt Evropës. Në këtë kuadër, Shqipëria vijon të mbetet vend tranzit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm. Fluksi i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër, në jug dhe juglindje të Shqipërisë, ka shënuar rritje.