Një tunel me gjatësi rekord po ndërtohet nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë, i cili do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të përmirësojë lidhjet e Skandinavisë me pjesën tjetër të Evropës. I gjatë 18 km, Fehmarnbelt do të jetë tuneli rrugor dhe hekurudhor më i gjatë i parafabrikuar në botë. Është gjithashtu një arritje e jashtëzakonshme inxhinierike, që do të shohë segmente të tunelit të vendosura në fund të shtratit të detit, dhe më pas të bashkuara me njëra tjetrën.