Partia Demokratike ka denoncuar një rast tjetër korrupsioni, sipas saj, në ndërtimin e rrugëve. Ervin Minarolli, Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD ka deklaruar se ndërtimi I 4 kilometrave rrugë në aksin Korccë-Ersekë do të bëhet me një kosto të shumëfishuar dhe se tenderi ka fitues të përcaktuar mikun e kryeministrit Edi Rama.