Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga punimet në Rrugën e Komanit, ku po ndërhyhet për zgjerimin dhe shtrimin e saj. Rruga do të shërbejë për të lidhur dy hidrocentralet me njëri tjetrin, por edhe për turizmin, pasi është një aks i rrahur nga vizitorët e aventurës, sidomos të huajt.