Dhjetori i gjen banorët e Komunës së Parisit me një rrugë të re, që lidh rrethrrotullimin me Rr. “Robert Shvarc”, duke mundësuar kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, përuruan rrugën e re që do të shërbejë edhe si valvul shkarkimi për të dalë në Unazë.