Kosova mbetet i vetmi vend që nuk ka një rekomandim për dhënien e statusit të kandidatit nga 10 vendet që synojnë anëtarësimin e ardhshëm në BE. Zyrtarët evropianë thanë të mërkurën se dialogu me Serbinë është rruga përpara për Kosovën drejt BE-së. Në konferencën për shtyp në Bruksel, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se krijimi i Asociacionit me shumicë serbe mund të jetë një hap i madh përpara për Kosovën.