Një rrufe, goditi një fushë futbolli në momentet e stërvitjes së një ekipi amator, duke lënë një person të vdekur e duke plagosur një tjetër, në Courrieres, pranë Pa de Kale, në francë. Viktima ishte trajneri i klubit amator As Courrieres. Ndërsa një person tjetër, me dhimbje në gjoks u transportua në qendrën spitalore në gjendje të rëndë. Edhe një person i tretë është lënduar lehtë, por ka vetëm një djegie në këmbë.