Top News – Rrogë mujore kush studion mësuesi!/ Për ta përfituar duhet edhe nota mesatare
21/12/2022 22:04

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët të cilët vendosin të vijojnë universitetin për mësuesi, do të marrin një bursë mujore në vlerën e pagës minimale. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë “Mësuesi i Vitit”, Rama deklaroi se kjo nismë bëhet për shkak se këtë studentë marrin përsipër diçka shumë të rëndësishme. “Ne që në fillim rritën shkallën e kërkesës për ata që hyjnë në shkollën e mësuesisë. Studentët që ndjekin mësuesinë do përfitojnë një bursë mujore që do jetë në vlerën e një page minimale. Veçse kriteri i një note mesatare të rëndësishme do të jetë në fuqi, do marrin edhe pagën e përmuajshme deri në përfundim të shkollës. Sepse do të marrin përsipër diçka që është gjëja më e shtrenjtë, që janë fëmijët”.