Një grup kriminal që vidhte makina në Greqi dhe më pas i trafikonte ato përmes pikës së kalimit kufitarë të Kakavijës është goditur nga policia greke. Ndërkohë janë identifikuar katër persona si pjestarë të grupit kriminal, që drejtohej nga një shqiptar, i cili prej një viti e gjysmë ndodhet në gjendje kome në spital pasi është plagosur me armë zjarri.