Top News -Rrjedhjet në Nord Stream janë sulme! Pati shpërthime të fuqishme, perëndimi fajëson Moskën
28/09/2022 11:34

Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. "E dimë me siguri se nuk kemi të bëjnë me ndonjë defekt në material, por se me të vërtetë ka pasur sulme ndaj infrastrukturës, tha Habeck të martën në Berlin. Të hënën u vu re një rënie e papritur e presionit në dy tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2. Sipas autoriteteve suedeze dhe kompanisë operuese NordStream AG, tre rrjedhje u konstatuan në tubacionet e zonës ekonomike detare daneze dhe suedeze - dy rrjedhje në Nord Stream 1 dhe një në Nord Stream 2. Të hënën, një sizmograf në Bornholm regjistroi dy dridhje - një herë në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale dhe përsëri në orën 19:00, njoftoi të martën qendra kërkimore gjermane GFZ. Ajo tha se nuk ka të dhëna që në këtë zonë të ketë pasur tërmet dhe se pa dyshim ato ishin shpërthime. Fotot e marra nga ushtria daneze tregojnë ndërkohë zona me flluska të mëdha në sipërfaqen e ujit, që burojnë nga tre rrjedhjet në zonat ekonomike detare të Suedisë e Danimarkës dhe në veri të Polonisë. Zonat kanë një diametër prej 200 deri në 1000 metra. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34
Top Channel/ Irani, lufta rrit biletat ajrore: Më pak fluturime në verë, u shtrenjtua karburanti!
02/04 11:28
Top News-Trump i drejtohet popullit amerikan/Fjalimi i presidentit, më shumë pikëpyetje se përgjigje
02/04 11:26
Top Channel/ Rreth Hënës për 10 ditë: Artemis II niset me 4 astronautë në bord!
02/04 11:24
Top Channel/ Sulme nga Irani, Tirana “rrëzon” ambasadën e SHBA-së: “S`ka informacion për rrezik”!
02/04 11:23