Top News – Rrjedhja e pagave/ Vëllai i Belind Këlliçit, i punësuar tek Balluku
22/12/2021 21:41

Skandali i publikit të pagave për më shumë se 630 mijë shqiptarë, të cilëve përveç pagës u është publikuar edhe numri i kartës së identitetit dhe vendi i punës ka nxjerrë në pah edhe lidhjet e thella të politikanëve. Mes këtyre lidhjeve, zbulohet edhe ajo e Belind Këlliçit me Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës. Vetë Belindi bën opozitarin kundër Qeverisë, ndërsa vëllai i tij, Reshard Këlliçi punon në këtë ministri me një pagë më shumë se tre herë më të lartë se paga mesatare në Shqipëri. Në dosjen e mbi 630 mijë pagave që janë tashmë në duart e shumë njerëzve, Reshard Këlliçi rezulton i punësuar si këshilltar ligjor pranë shoqërisë AlbGaz me pagë rreth 1.9 milion lek të vjetra. Shoqëria është themeluar në janar të vitit 2017-s për të ushtruar aktivitetin si Operator i Sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes të gazit natyror dhe ajo është në pronësi 100 për qind të shtetit shqiptar me aksionet që zotërohen nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku. Kjo lidhje duket se ka qenë edhe arsyeja e “ndarjes” së votave mes Belinda Ballukut dhe Belind Këlliçit në zgjedhjet e 25 prillit. Ministrja dhe deputeti i PD-së dolën ndër kandidatët më të votuar nga qytetarët në këto zgjedhje. Mes zonave që mbulonte Këlliçi gjatë fushatës elektorale ishte dhe ajo e Kombinatit, ku kundërshtare kishte ministren e Infrastrukturës.

Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21