Garda bregdetare e Suedisë ka identifikuar rrjedhjen e katërt të gazit në Detin Baltik, ka thënë një zyrtar i këtij vendi. Në këtë det kalojnë tubacionet e gazsjellësit Rrjedha Veriore, i cili çon gazin natyror nga Rusia në Gjermani. Tri rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe një në zonën e Suedisë – janë zbuluar këtë javë në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore dhe Rrjedha Veriore 2.