Top News/ Rrjedhin lumë paratë për NATO-n / 18 shtete anëtare të aleancës arrijnë kuotën 2 për qind
15/02/2024 11:47

Çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndajë 2 % të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Por më shumë gjysma e tyre nuk e kanë bërë këtë deri më tani. Por, sipas të dhënave, paratë po rrjedhin tani lumë dhe 18 nga 31 vende të NATO-s do të arrijnë kuotën e caktuar këtë vit, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Gjermania është një prej tyre dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë do të arrijë këtë objektiv. Gjermania e arrin këtë objektiv në 2024-n për herë të parë pas një kohe të gjatë. Autoritetet kanë njoftuar se buxheti i planifikuar i Gjermanisë do të përmbushë objektivin prej dy për qind për herë të parë që nga fillimi i viteve 1990. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin e konfirmoi këtë pa dhënë ndonjë shifër konkrete. Për buxhetin e mbrojtjes 2024, janë parashikuar 19.8 miliardë euro nga fondet speciale, për Bundesëehrin janë parashikuar rreth 52 miliardë euro, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes edhe 14 miliardë euro të tjera. Shpenzimet e partnerëve evropianë do të arrijnë në një total prej 380 miliardë dollarësh, tha Stoltenberg, përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, të enjten. Sipas vendimit të NATO-s, çdo shtet anëtar duhet të investojë dy për qind të prodhimit të brendshëm për mbrojtjen. Në këtë kontekst, deklaratat e bëra në fundjavë nga kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kanë shkaktuar shumë polemika. Trump tha se nuk do të mbronte shtetet e NATO-s të sulmuara nga Rusia që nuk i përmbushin detyrimet e tyre për shpenzimet ushtarake. Në këtë mënyrë ai vuri në dyshim detyrimin e aleancës për t'i ofruar ndihmë secilit vend anëtar të rrezikuar. Kjo deklaratë ka shkaktuar kritika të ashpra, veçanërisht në Evropë.

Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
DIGITALB DIGITALB