Top News – Rrjedha e luftës po ndryshon / Aleatët, më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën
13/07/2026 14:23

Aleatët perëndimorë po kërkojnë të sigurojnë më shumë angazhime për mbrojtjen ajrore për Ukrainën në një takim në Paris, pasi mungesat e kanë lënë atë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj raketave balistike ruse, pavarësisht ndryshimeve të fundit në rrjedhën e luftës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski i bashkohet të paktën 25 udhëheqësve për një takim të Koalicionit të të Vullnetshmëve, pjesë e përpjekjeve më të gjera që përfshijnë hartimin e një qëndrimi të përbashkët që mund t'i përcillet Rusisë, dhe garanci sigurie për të mbështetur çdo marrëveshje përfundimtare paqeje. Takimi i së hënës vjen disa ditë pas një samiti të NATO-s që synonte të tregonte unitetin transatlantik dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Rusia ka shtuar sulmet ndaj Kievit dhe rajonit përreth në javët e fundit, duke vrarë dhjetëra njerëz. Zyrtarët thanë se sulmet me raketa dhe dronë rusë në të gjithë Ukrainën të shtunën lanë tetë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. "Sot, rusët kanë 'triumfuar' përsëri mbi objektiva absolutisht civile", tha Zelenski në një postim në mediat sociale pas sulmeve të reja, të hënën. "Presioni mbi Rusinë duhet të funksionojë. Sanksione të reja kundër agresorit. Paketa të reja mbështetjeje për Ukrainën, projekte të reja...gjithçka duhet të funksionojë." Një zyrtar i presidencës franceze tha ndërkohë se fokusi i takimit do të ishte bashkëpunimi kundër raketave balistike, duke filluar nga sigurimi i më shumë interceptorëve amerikanë Patriot dhe avancimi i vendosjes së sistemit të mbrojtjes ajrore franko-Italian, SAMP-T, deri te shqyrtimi se si industritë e mbrojtjes evropiane dhe ukrainase mund të zhvillojnë alternativa. Nëntë vende, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë, do të takohen me dhjetëra kompani përpara samitit për t'i nxitur ato të bëjnë më shumë në mbrojtjen ajrore të Kievit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55