Top News/ Rrjedha e llavës, 100 metra kub në sek. Shpërthen vullkani në Islandë pas mijëra tërmetesh
19/12/2023 11:09

Një shpërthim i frikshëm vullkanik nisi të hënën në mbrëmje në gadishullin Reykjanes të Islandës, duke ngritur në gjendje të lartë gatishmërie mbrojtjen civile e vendit. Shpërthimi duket se ka ndodhur rreth katër kilometra nga qyteti i Grindavikut, tha Zyra Meteorologjike Islandeze. “Rrjedha e magmës duket të jetë të paktën njëqind metra kub në sekondë, ndoshta më shumë. Pra, ky do të konsiderohej një shpërthim i madh të paktën në këtë zonë", tha Vidir Reynisson, kreu i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave të Islandës për transmetuesin publik islandez. Në nëntor, policia evakuoi qytetin e Grindavikut pasi aktiviteti i fortë sizmik në zonë dëmtoi shtëpitë dhe ngriti frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik. Islanda ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut dhe mesatarisht përballet me një shpërthim vullkanik në katër deri në pesë vjet. Më shqetësuesi në kohët e fundit ishte shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010, i cili ngriti shtëllunga të dendura tymi dhe hiri në atmosferë, duke ndalur fluturimet në Evropë për ditë të tëra për shkak të frikës se hiri mund të dëmtonte motorët e aeroplanëve. Shkencëtarët thonë se një shpërthim i ri ka të ngjarë të prodhojë lavë, por jo re hiri. Grindavik, një qytet peshkimi me 3400 banorë, ndodhet në gadishullin Reykjanes, rreth 50 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të vendit, Reykjavik dhe jo shumë larg aeroportit Keflavik, i vetmi aeroport ndërkombëtar në Islandë.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10