Agresioni Rus mbi Ukrainën prej ditësh I ka shfaqur efektet e saj edhe në Shqipëri. Që prej ditës së parë të agresionit, çmimi I hidrokarbureve njohu rritje të menjëhershme, duke arritur në kulmin e vet mëngjesin e kësaj të shtune. Si asnjëherë më pare çmimi për një liter naftë apo benzinë varion nga 220 deri në 239 lekë për liter, duke thyer çdo rekord. Ndërkohë nga ana tjetër një litër gaz është 90-95 lekë.