Në komisionin parlamentar të Ekonomisë u diskutua këtë të hënë projektligji për ndryshimin e formulës së pagës referuese bazë të magjistratëve. Një problematikë e ngritur së fundmi dhe që ka krijuar përplasje mes ekzektuivit dhe gjyqesorit. Mazhoranca vijon të mbështesë propozimin për rritjen e pagës referuese të magjistratëve nga 36% në 38% të pagës së Presidentit të Republikës. Kjo sipas socialistëve respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe mundësitë financiare të shtetit. Sipas draftit, rritja do të jetë rreth 8500 lekë për pagën referuese të magjistratëve. Kjo është dukshëm më e ulët se kërkesa e KLGJ dhe KLP, të cilat kanë kërkuar një rritje prej rreth 80 mijë lekësh. Shifër kjo e pranueshme dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave. Me 8 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim draftin e mazhorancës për pagat e magjistratëve.