Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e radhës sërish për çmimin e naftës, i cili është rritur ndjeshëm për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kreu i qeverisë sqaroi edhe njëherë se Bordi i Transparencës nuk vendos çmime, por monitoron lëvizjen në tregje dhe nuk lejon abuzimet apo cenimin e konsumatorëve.