Devijon protesta qytetare në Shkodër. Në ditën e tretë të protestës së thirrur, në sheshin përpara bashkisë mblidhen strukturat e "Shtëpise së Lirisë" dhe punonjës të bashkisë së Shkodrës. Organizatorët e dy protestave të para dhe qytetarët e thjeshtë vendosin të mos marrin pjesë në grumbullim dhe largohen. Në dy protestat e para morën pjesë qindra qytetarë të cilët kërkuan uljen e cmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.