Rritja e çmimeve ishte fokusi i interpelancës së zhvilluar mes deputetit të PD, Enno Bozdo dhe ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Sipas Bozdos, qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zbutur pasojat e krizës dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë, pas rritjes ‘drastike’ të çmimeve si pasojë e luftës mes SHBA e Iranit.