Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij shtetërore në Kazakistan, zhvilloi një takim me homologun e tij Kassym-Jomart Tokayev. Bëhet me dije se tema kryesore e diskutimit në takimin mes homologëve ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.