Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvëndëspresidentja, Kamala Harris, dënuan racizmin derisa ngushëlluan banorët e Atlantës, disa ditë pasi një person i armatosur vrau tetë njerëz – gjashtë prej tyre gra aziatike – në tri qendra të masazhit. "Ne duhet të flasim, duhet të veprojmë", tha presidenti Biden, derisa iu bëri thirrje amerikanëve "të luftojnë këtë ringjallje të ksenofobisë".