Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së shpejti paga minimale do të bëhet 30 mijë lekë të reja, si në shtet, ashtu edhe në privat. Këtë lajm kreu I qeverisë e ka dhënë këtë të mërkurë gjatë prezantimit të programit për nxitjen e punësimit, në mbështetje të atyre që kanë mbetur të papunë gjatë pandemisë së koronavirusit.