Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve apokaliptike që kanë përfshirë fqinjët grek, ku numri I viktimave deri më tani ka shkuar në 14. Numri një I qeverisë shqiptare ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe të gjithë popullin grek. “Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore🙏”, shkruan ndër të tjera Rama.