Bizneset aktive shënuan rritje përgjatë vitit të kaluar në Shqipëri, ku krahasuar me vitin 2024 numri i sipërmarrjeve juridike dhe fizike të regjistruara në QKB u zgjeruar me 5 për qind, duke arritur në 250 mijë të tilla. Zgjerimi ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të fermerëve aktivë, të cilët arritën në mbi 112 mijë me një shtim prej 6 për qind, si dhe të ndërmarrjeve ekonomike aktive që u rritën me 4,3 për qind duke prekur shifrën e pothuajse 138 mijëve.