Konsumi i familjeve shqiptare ka ardhur duke u rritur gjatë muajit prill, gjë e cila është reflekuar edhe në një gjallërim të ekonomisë shqiptare. Ky fakt pasqyrohet qartësisht në raportin më të fundit të publikuar nga instituti i statsikave, sipas të cilit niveli i inflacionit ka arritur në 1.9 për qind, nivel ky i cili përkon edhe me atë të një viti më parë. Ka disa arsye të cilat mund të kenë shkaktuar rritjen e konsumit në Shqipëri. Bazuar në vlerësimin e Autoritetit të konkurrencës katër bankat më të mëdha në vend i kanë ulur normat e interesave bankarë bazuar edhe në situatën post covid të tregut.