Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale të premten, duke mos treguar se sa përqind është rritur çmimi i rrymës. Megjithatë, Radio Evropa e Lirë thotë se burime të brendshme kanë bërë të ditur se cmimi do të rritet deri në 16 për qind. Zyra e rregullatorit të energjisë së kosovës tha se do të njoftojë për përqindjen e rritjes së çmimit të rrymës në ditët në vijim. Ndërkohë, protesta janë paralajmëruar për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë.