Top News- Rriten tensionet Turqi-Greqi/ Shtohen akuzat e paralajmërimet nga dy shtetet
02/07/2022 19:36

Vijojnë të njohin rritje tensionet mes Truqisë dhe Greqisë, teksa së fundmi presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, ka bërë thirrje që grekët të mos votojnë më qeverinë aktuale. Në fjalën e tij në një akademi ushtarake, Erdogan përsëriti ankesat për shkelje të hapësirës ajrore nga Greqia, teksa theksoi se kjo e fundit duhet të vërë mend nga zhvillimet në rajon. “Është një realitet që fqinji ynë në Egje politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht nuk është në të njëjtin nivel me ne. Prandaj në llogaritjet strategjike të Turqisë ka vendin e merituar. Shpresoj që populli grek do t’u japë mesazhin dhe mësimin nëpërmjet rrugës demokratike, pushtetarëve të tij që vrapojnë pas aventurave që do të sjellin një fund katastrofik për të”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga qeveria greke, ku nëpërmjet zëdhënësit të saj Giannis Oikonomou, e konsideroi deklaratën e Erdogan si ndërhyrje në punët e brendshme. “Forcimi i vazhdueshëm i Greqisë ushtarakisht, diplomatikisht dhe ekonomikisht e trishton zotin Erdogan dhe e çon në deklarata që shkojnë përtej të zakonshmes. Grekët dhe greket kanë edukimin historik dhe patriotizmin që kërkohet për të mbajtur veshët hermetikisht të mbyllur ndaj nxitjeve të atyre që komplotojnë kundër atdheut të tyre”, tha zëdhënës i qeverisë. Teksa Samiti i NATO-s në Madrid u duk sikur uli tensionet mes dy vendeve, deklaratat e tyre të fundit vetëm sa i kanë rritur tensionet. Nga ana tjetër, si Turqia ashtu edhe Greqia kërkojnë të forcojnë flotat e tyre ajrore me avionë amerikanë.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB