Top News – Rriten rastet e covid-it/ Rrikthehet emergjenca në Beograd
03/07/2020 19:12

Koronavirusi vazhdon të përhapet në ballkan. Bilancet e fundit sjellin shifra shqetësuese nga kosova, maqedonia e veriut, bosnje hercegovina, por edhe nga serbia e kroacia. Në kosovë, është rritur shumë numri i të shtruarve në spital me koronavirus. Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi të premten se, në repartet e saj, janë të shtruar 141 pacientë të prekur nga covid 19. Prej tyre dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjen dhe kujdes intensiv ndërsa 4 raste janë në gjendje kritike në ventilator. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në kosovë ka shkuar në 3064 prej të cilëve 55 kanë humbur jetën dhe 1707 janë shëruar. Në beograd, kryebashkiaku shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Tani do të ketë një kufi për sa i takon numrit të personave që lejohen në ambjente të mbyllura dhe kërkohet respektim i distancimit social dhe mbajtje e maskës mbrojtëse. Serbia regjistroi së fundmi rritjen më të lartë të rasteve të koronavirusit që nga prilli. Tre spitale në beograd, pas një pauze prej vetëm një muaji, janë kthyer sërish në spitale kovidi. Pasi kaloi valën e parë të pandemisë në fillim të majit, serbia ka parë një rritje të rasteve të koronavirusit, që shkoi nga rreth 50 infektime ditore, një muaj më parë, në më shumë se 350, 24 orë më parë. Si rezultat i këtyre shifrave, maqedonia e veriut, shqyrtoi mundësinë e mbylljes së kufijve me kosovën dhe serbinë. Komisioni për sëmundjet infektive ia la në dorë qeverisë vendimin, por kryeministri teknik, oliver spasovski tha se do të mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Në bosnje hercegovinë ndërkohë, janë 4788 rastet e konfirmuara të koronavirusit dhe 189 viktimat. Ndërkohë që bilanci po rëndohet edhe në kroaci ditët e fundit, me slloveninë që ka vendosur ta heqë fqinjin e saj nga lista e gjelbër e vendeve të sigurta. Të enjten, u raportuan 81 raste të reja të covid 19 në kroaci, duke e cuar totalin në 2912 raste. U raportuan po ashtu edhe dy viktima të reja me gjithsej 110 të tilla që nga fillimi i pandemisë.

Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09