Kreditë me probleme për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët kanë shënuar rritje në gjysëm e dytë të vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2023, kreditë me probleme arritën nivelin e 3.2 për qind nga rreth 2 për qind që ishte në mesin e vitit 2023 dhe 2.3 për qind që ishte një vit më parë.