Banka e Shqipërisë tregon se kostot e punës për njësi janë rritur me ritme të përshpejtuara, në tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas analizës, rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u shpejtua në 3.9%, krahasuar me nivelin prej 2.3% të tremujorit të mëparshëm. Ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të larta, prej disa tremujorësh radhazi.