Ndonëse me ritme më të ngadalësuara në krahasim me dy vitet e mëparshme, shumë shtetas shqiptarë vijojnë të kërkojnë azil në një nga vendet e Bashkimit Europoian edhe në 2023. Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se për periudhën janar-shtator, aplikimet e shtetasve shqiptarë për azil ishin gati 12 mijë (11,865). Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua niveli më i lartë i pas pandemisë, kërkesat për azil kanë rënë me 32%.