Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme me rreth 16 % të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thotë Monitor. Nga të dhënat e INSTAT rritja e importeve të artikujve ushqimorë, kryesisht ai I zarzavateve ka pësuar rritje prej 14%, e ndjekur nga frutat që kanë shënuar një rritje prej 11%. Po ashtu, një rritje prej 10% është regjistruar edhe në importin e produkteve te bulmetit, vezëve dhe mjaltit. zgjerimi i importeve është edhe më i vrullshëm në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore dhe bujqësore. Rritjen më të madhe kanë shënuar farat vajore dhe bimët industriale apo medicinale, importi i të cilave ka kërcyer me 140.3%.