Top News – Rrit nivelin e kërcënimit terrorist / Britania në alarm, hebrenjtë janë të frikësuar
01/05/2026 14:06

Britania e Madhe e rriti nivelin e kërcënimit terrorist në "të rëndë" nga "i konsiderueshëm", pas një sulmi me thikë në veri të Londrës, ndërsa Kryeministri Keir Starmer tha se populli hebre po jeton me frikë dhe u zotua për veprime më të forta për t'i mbrojtur ata. Kalimi në nivelin e dytë më të lartë të kërcënimit nga pesë nivele gjithsej, do të thotë se një sulm terrorist brenda gjashtë muajve të ardhshëm është shumë i mundshëm, pas sulmit me thikë të së mërkurës ku u plagosën dy burrave hebrenj në zonën Golders Green, tha qeveria. Kjo u vendos në mënyrë të pavarur nga Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit. Britania u përball për herë të fundit me një nivel të tillë kërcënimi në nëntor 2021, pas bombardimit të një spitali në Liverpool dhe vrasjes së ligjvënësit David Amess, përpara se të ulej në "të konsiderueshëm" në fillim të vitit 2022. Ministrja e Brendshme Shabana Mahmood tha se vlerësimi pasqyronte të dhënat më të fundit të inteligjencës dhe një rritje afatgjatë të kërcënimeve ekstremiste, dhe nuk u bë vetëm në përgjigje të sulmit në Golders Green. Zyrtarët thanë se klasifikimi erdhi në kuadër të një vale sulmesh të kohëve të fundit në Londër dhe shqetësimeve në rritje për sigurinë të lidhura me shtetet e huaja, të cilat ata thanë se kishin ndihmuar në nxitjen e dhunës, përfshirë edhe kundër komunitetit hebre. Kreu i policisë kundër terrorizmit, Laurence Taylor, tha se Britania kishte përjetuar një kërcënim terrorist në rritje për njëfarë kohe, me rreziqe që vijnë nga drejtime të shumëfishta.

Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50