Ish-kryeministri Sali Berisha në konfrerencën e kësaj të hëne me gazetarët, u ndal tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se asnjë prej familjarëve të tij nuk kishte përfituar nga paratë publike. Sipas Berishës, ky është mashtrim e për këtë nxorri dokumente. Nga ana tjetër ai foli edhe për SPAK, për çka theksoi se krahas prokurorëve që operojnë si organizatë kriminale, ka edhe profesionistë me integritet.